Hithrat shërojnë shumë sëmundje

Mjekësi alternative

Hithrat shërojnë shumë sëmundje

Më: 23 maj 2018 Në ora: 21:09
Foto Ilustrim

Hithra është njohur edhe si “urtia dionica” në latinisht dhe ka një trashëgimi të pasur bimore. Hithra ka qenë përdorur si një diuretik(largimin e ujit të tepërt nga trupi) që në kohët mesjetare në Evropë.

Një filxhan çaj hithre/ ujë hithre përmban vitamina A, B, K, riboflavin, nicalin, folate, karbohidrate (71.33%), yndyrë (2.36%) dhe proteina (25.8%).Hithra është gjithashtu e pasur me minerale si kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, zink, bakër dhe magnez. Ju mund ta përgatisni lëngun e hithrës duke vluar disa gjethe hithre në ujë, mund t’i shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Më poshtë gjeni disa nga vetitë ushqyese dhe medicinale të hithrës

Parandalon formimin e gurëve në veshka dhe problemet e traktit urinar.Lëngu i hithrës është një diuretik natyror që lejon rrjedhjen e duhur të lëngjeve nga veshka dhe fshikëza duke parandaluar kështu formimin e gurëve në veshka.

Mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar. Lehtëson dhimbjet e gjymtyrëve dhe muskujveHithra ka qenë përdorur që në kohët e lashta për trajtimin e artritit. Ka veti anti-­inflamatore dhe redukton dhimbjet e muskujve gjithashtu.

Kuron ekzemën dhe sëmundjet e tjera të lëkurës.Për shkak të vetive anti­bakteriale që ka, lëngu i hithrës ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi, kuron sëmundjet dhe irritimet e lëkurës.

Parandalon dhe shëron alergjitë

Lëngu i hithrës mund të lehtësojë alergjitë që ndodhin për shkak të ndryshimeve sezonale si kruarjet, sekrecionet dhe teshtimën, shkruan Shije.al.

Është tonik i mirë për gratë

Lëngu i hithrës është i pasur me hekur dhe ndihmon në luftimin e anemisë. Gratë shtatzëna duhet ta përdorin lëngun e hithrës për të parandaluar gjakderdhjet dhe për ta bërë fetusin më të fortë.

Femrat që vuajnë nga dhimbjet e ciklit duhet të përdorin lëng hithre për të lehtësuar këto dhimbje.

Është i mirë për tretje

Pini lëng hithre në mënyrë që të parandaloni dispepsinë, të vjellat, kolitin, parazitët dhe sëmundjet e trakit tretës.

Ul nivelin e kolesterolit në gjak

Hithra përmban beta sitosterol, ky përbërës ndihmon në thithjen e kolesterolit të keq dhe siguron një zemër të shëndetshme.

Ruan strukturën e duhur të qelizave

Hithra është e pasur me flavonoide si kuercetinë, i cili është antioksidant i shkëlqyer. Lëngu i hithrës ndihmon në mbrojtjen e ADN­-së.

Parandalon diabetin dhe presionin e lartë të gjakut

Lëngu i hithrës do të ulë nivelet e sheqerit dhe glicemisë në gjak.

Perfekt për higjenën orale

Përdoreni lëngun e hithrës në formë gargare në mënyrë që të pastroni gojën nga bakteret e dëmshme që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat