Si ta përdorni kanellën si medikament?

Mjekësi alternative

Si ta përdorni kanellën si medikament?

Më: 24 maj 2018 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Sot e përdorim si erëzë por në fakt është shumë më shumë se kaq. Kanella ka një histori të gjatë pasi në të kaluarën është përdorur si një medikament natyral për të trajtuar një numër të madh të sëmundjeve.

Në fakt, kanella vërtetë ka efekte të shkëlqyeshme mjekësore dhe mund të lehtësojë simptomat e sëmundjeve të ndryshme.

Më poshtë janë disa mënyra se si mund ta përdorni kanellën për sëmundje të ndryshme dhe probleme si humbja e peshës, rënia e flokëve dhe pickimet e insekteve.

Ftohja dhe kollë kronike

Kombinoni një lugë gjelle mjaltë dhe ¼ lugë çaji kanellë.

Përdoreni këtë trajtim natyral tri herë në ditë. Simptomat e kollës dhe ftohjeve duhet të kalojnë brenda tri ditësh.

Niveli i lartë i kolesterolit

Përzieni tri lugë çaji kanellë dhe dy lugë gjelle mjaltë në 400 ml çaj (çaji i gjelbër është opsioni më i mirë).

Konsumojeni këtë çaj tri herë në ditë. Është e vërtetuar tashmë se ky kombinim ul nivelin e kolesterolit afër 10 % brenda katër orësh pasi ta konsumoni.

Humbja e peshës

Shtoni një gjysmë luge çaji kanellë në ujin e zier paraprakisht, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 30 minuta.

Kur të ftohet, shtoni një lugë gjelle mjaltë.

Pijeni gjysmën e këtij lëngu gjysmë ore para kohës së gjumit, mbulojeni gjysmën e mbetur dhe lëreni në frigorifer.

Konsumojeni në mëngjes esëll, gjysmë ore para se të hani mëngjes (mos e nxehni lëngun).

Rënia e flokëve

Kombinojeni gjysmë luge çaji kanellë, një lugë gjelle mjaltë dhe vaj ulliri të ngrohtë.

Aplikojeni këtë maskë në flokë, lëreni të qëndrojë për 15 minuta, më pas shpëlani flokët.

Era e keqe e gojës

Përzieni një lugë çaji mjaltë me një lugë çaji kanellë në një filxhan me ujë të vakët dhe shpëlajeni gojën.

Pickimet e insekteve

Kombinoni dy lugë gjelle ujë të vakët, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë çaji kanellë. Fërkojeni këtë përzierje në vendin ku ju kanë pickuar insektet.

Simptomat e dhimbjes, djegies ose kruarjes duhet të zhduken brenda një ose dy minutash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat