Zhvillohet vaksina kundër PTSD, ankthit e depresionit

Mjekësi alternative

Zhvillohet vaksina kundër PTSD, ankthit e depresionit

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Ushtarët dhe punonjësit e emergjencave shumë shpejt mund të marrin një vaksinë me baktere të parrezikshme, në mënyrë që të jenë të mbrojtur nga çrregullimet e stresit post-traumatik (PTSD).

Shkencëtarët në Universitetin e Kolorados, kanë gjetur substanca në brigjet e Ugandës të cilat mund të kenë një efekt jetëgjatë në tru, duke e bërë më rezistent ndaj stresit dhe depresionit.

Testimet e fundit të realizuara tek minjtë kanë treguar një efekt shumë më të fortë se sa që ishte menduar.

Hulumtuesi Matthew Frank ka thënë se në qoftë se këto të gjetura zhvillohen në një testim klinik me njerëz, mund të çojnë në krijimin e një vaksine të nevojshme për trajtimin e PTSD, ankthit e depresionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat