Ju thahen sytë nga kompjuteri? Ja çfarë ju ndihmon në mënyrë efikase

Mjekësi alternative

Ju thahen sytë nga kompjuteri? Ja çfarë ju ndihmon në mënyrë efikase

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 13:09
Ilustrim

Gjithnjë e më shumë njerëz shpenzojnë shumë kohë në një kompjuter. Nëse jeni në një situatë të tillë, bëni pushime të shpeshta dhe vështroni bimët.

Rreth 80 për qind e njerëzve që shpenzojnë më shumë se tre orë në ditë para një kompjuteri mendojnë se kjo iu shkakton probleme, dhe gjysma e tyre thonë se është e keqe për ta, thotë Lidhja e oftalmologëve gjermanë.

Pacientët përmendin si problem sytë e tharë, vizion të mjegulluar, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj dritës dhe lodhje. Efikase ndaj kësaj janë që të bëhen pushime të vogla, si dhe mbajtja e bimëve në zyrë. 

Ato janë të mira për parandalimin e syve të thatë, pasi shtojnë lagështi. Përveç kësaj, mbajeni monitorin në kënde të drejta në raport me dritaren dhe dritat për të shmangur ndriçimin direkt dhe mbani sytë 50 deri në 80 centimetra larg ekranit, pasi ashtu do të reduktoni lodhjen dhe problemet e syve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat