Trajtoni cistet ovariane në kushte shtëpie

Mjekësi alternative

Trajtoni cistet ovariane në kushte shtëpie

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Fruti më i rëndësishëm në kurimin e cistit është boronica.

Shumë studime të kryera kanë treguar se boronica pengon bakteret të sulmojnë qelizat e mukozës së fshikëzës të urinës.

Ndërsa duhet të kemi parasysh që të kufizojmë edhe disa ushqime të tjera, si: mishi i kuq, sallamrat, ushqimet pikante, mishi i pjekur, pana, dhjami i derrit, margarina.

Ka dy opsione konkrete:

Alim me gram (Grami është bimë barishtore me kërcell të nyjëzuar e zvarritës)
Grami dhe rrushi, si dhe infusioni me sherebelë, mëllagë e timus.

Në dy litra ujë zieni 5 gram rrënjë grami dhe gjethe rrushi. Pas 10 minutash zierjeje, vendosni në infusion për 10 minuta, 10 gram gjethe prej secilës nga bimët e tjera. Pihet e kulluar gjatë ditës.

Valim me shqopë

Shqopa është një shkurre e blertë, me gjethe të vogla e me lule si vile, degët e së cilës përdoren për fshesa.
Shqopa me alte dhe mëllagë ziehen së bashku, shkruan shije.al. Në dy litra ujë, për 20 minuta, ziejmë 10 gram lule shqopë, 10 gram lule të vjetra alte dhe 10 gram rrënjë mëllage. Lëngun e pimë gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat