Kjo është mënyra më e lehtë që të liroheni nga helmet dhe të shëroni alergjitë!

Mjekësi alternative

Kjo është mënyra më e lehtë që të liroheni nga helmet dhe të shëroni alergjitë!

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 09:41
Ilustrim

Njerëzit të cilët praktikojnë rregullisht këtë metodë kanë vërejtur që lëkura u është më shkëlqyese dhe ndihen shumë mirë.

Për mirëmbajtjen e gavrës së gojës të shëndetshme ekziston ilaçi i thjeshtë, i lirë dhe i vjetër me shekuj – tundja e vajit në gojë.

Në gjuhë grumbullohen helmet nga pjesë të ndryshme të trupit tonë, ndërkaq me tundje të vajit në gojë liroheni nga ato helme dhe i nxirrni jashtë trupit.

Kjo metodë do të jetë ndihmë e madhe për të gjithë ata të cilët kanëdhembje të shpeshtë koke, dhembje të dhëmbit, vuajnë nga pagjumësia dhe nga lodhja kronike, luftojmë me astmën, artritin, ndërkaq ndihmon edhe te sëmundjet e zorrëve dhe të lukthit si edhe te sëmundjet e zemrës, veshkave dhe mëlçisë.

Nëse vuani nga problemet e sipërpërmendura shëndetësore dhe dëshironi të siguroheni se a ndikon kjo metodë, ja se çfarë duhet të bëni:

Në mëngjes, në lukth të thatë, pini një lugë vaji të ftohtë të kulluar të lulediellit, susamit apo të kokosit dhe tundeni në gojë atë vaj njëzet minuta.

Mos e tundi vajin shpejt dhe ashpër, bëjeni ngadalë dhe krejtësisht me lëvizje të lehta sepse vetëm kështu do të jeni të sigurt që vaji do të depërtojë deri te të gjitha pjesët e gavrës së gojës.

Vajin mos e përpini, por pas 20 minutave nxirreni jashtë (pështyjeni).Nëse lëngu të cilin e keni pështyrë është krejtësisht i bardhë dhe dendur, është shenjë e mirë, sepse do të thotë që në mënyrë të drejtë dhe të mjaftueshme e keni tundur vajin në gojë.

Nëse lëngu është akoma ngjyrë të verdhë, është shenjë që nuk e keni bërë mjaftueshëm këtë procedurë.

Përvoja e personave të cilët e kanë aplikuar këtë metodë ka treguar që në fillim e kanë pasur të vështirë, dhe se u kanë dhembur nofullat, mirëpo pas një kohe e kanë përvetësuar këtë teknikë, ndërkaq rezultatet të cilat i kanë arritur kanë qenë të mrekullueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat