Disa mënyra se si të menaxhohet astma

Mjekësi alternative

Disa mënyra se si të menaxhohet astma

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Një në 12 është numri i të rriturve në Britani që kanë astmë dhe mjekët tani besojnë se me masat e duhura, shumë nga njerëzit mund të kenë  jetë aktive.

Sigurohuni që të keni aparatin për thithjen e ajrit në raste urgjente

Nga sulmet e astmës vdesin tre persona çdo ditë në Britani, mendohet se dy të tretat e këtyre vdekjeve mund të jenë të parandalueshme. Simptomat e astmës mund të kontrollohen me inhalatorë dhe ilaçe. Nëse duhet të përdorni një inhalator tri herë në javë ose më shumë, kjo është një shenjë se asma juaj nuk është e mirë dhe ju duhet të shihni mjekun tuaj për të shqyrtuar regjimin tuaj mjekësor.

Identifikoni shkaktarët tuaj

Çdo person me astmë ka disa arsyje mjedisore që i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj një sulmi. Regjistro gjërat që mund t’i përkeqësojën simptomat tuaja. Shkaktarët zakonisht janë myku, tymi iduhanit dhe ndotja e ajrit.

Kujdesuni për peshën tuaj

Shumë studime kanë zbuluar se obeziteti mund të rezultojë në simptoma më të rënda të astmës dhe mund të shkaktojë edhe fillimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje

Mbajeni shtëpinë të pastër

Përdorimi i flitrave për ajër me efikasitet të lartë për të mbajtur ajrin e brendshëm të pastër dhe pastrimi i shtratit për çdo javë mund të përmirësojë gjendjen. Përdorimi i maskave anti-pluhur, mbi dyshekët dhe jastëkët, mund të zvogëlojë kontaktin me krijesat mikroskopike të pranishme në pluhur, që mund të shkaktojnë sulm.

Evitoni mbajtjën e kafshëve

Njerëzit me sëmundje të astmës janë shumë të ndjeshëm ndaj proteinave që përmban lëkura e kafshëve të cilat mund të shkaktojnë rënie të sistemit imunitar dhe të shkaktojë reaksion. Nëse ende dëshironi të mbani një kafshë shtëpiake ,pastrimi dhe larja e shpeshtë ai mund të ndihmojë pnë zvogëlimin e gjasave të një reaksioni.

Bëni ushtrime të frymëmarrjes

Hulumtimet tregojnë se një progam i rregulltë i ushtrimeve të frymëmarrjës, me metodat si Papëorth dhe Buteyko, mund ta përmirësojnë cilësinë e jetës dhe zvogëlojnë nevojën e përdorimit të inhalimit. Këto janë terapitë plotësuese që duhet të përdoren krahas  ilaçeve, dhe jo si zëvendësim.

Ushtrime të moderuara

Personat me astmë mund të ushtrojnë. Paul Scholes dhe Paula Radcliffe, janë dy shembuj të sportistëve që kanë astmë.

Këto ushtrime shpesh janë të mira për astmatikë, pasi përmirësojnë efikasitetin e mushkërive dhe forocojnë sistemin imunitar. Sidoqoftë, nëse nuk keni ushtruar për pak kohë ose keni përjetuar sulme të rregullta, është më mirë që t’i përmbaheni ushtrimeve të moderuara aerobike, siç është ecja, joga ose noti (edhe pse klori në pishina mund të shkaktojë një sulm astmë në disa njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat