Gratë që marrin një pilulë aspirin çdo ditë zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të HIV

Mjekësi alternative

Gratë që marrin një pilulë aspirin çdo ditë zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të HIV

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Një studim i ri ka treguar se konsumimi i një pilule të aspirinit çdo ditë, zvogëlon shfaqjen e sëmundjes së HIV AIDS tek gratë.

Për t’u infektuar dikush me HIV, virusi kërkon qeliza të ndjeshme në traktin gjenital, dhe studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit me presion të lartë të gjakut kanë më shumë gjasa të marrin këtë infeksion.

Hulumtuesit nga Universiteti Manitoba në Kanada, testuan këtë teori duke administruar një dozë të ulët të dozës anti-inflamatore tek një grup i grave në Kenia.

Pas gjashtë javësh, numri i qelizave të targetuara të HIV në traktet e tyre gjenitale, kishte rënë në 35 përqind. Tani disa vite pas fillimit të këtij studimi, të gjitha gratë që kanë aplikuar këtë lloj të recetës, kishin mbetur të pa infektuara.

‘Këto janë rezultate shumë premtuese’ thotë udhëheqësi i këtij studimi, Dr.Keith Fowke.

‘Numri i reduktuar i qelizave të targetuara të HIV, në gratë që morën Aspirin iu afrua nivelit të gjetur tek gratë  keniane në rrezik të lartë të prekjes me  HIV, të cilat kishin mbetur të pa infektuara për shumë vite’, tha mes tjerash Dr. Fowke,.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat