Si të keni një bark më të sheshtë

Mjekësi alternative

Si të keni një bark më të sheshtë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Dhjami i barkut është shumë i vështirë për t’u mposhtur. Shumë prej nesh mund të fokusohen në dieta dhe ushtrime fizike, por dhjami është ende i pranishëm.

Por ka disa gjëra që mund të bëni për të pasur një bark të sheshtë njëherë e mirë.  Ne e dimë se emocionet tona ndikojnë në bark dhe në zorrë dhe shumë ekspertë kohët e fundit besojnë se personat të cilët kanë dhjamë në bark janë të ekspozuar ndaj stresit.

Gjëja e parë me të cilën duhet të filloni, është një gjumë i mirë. Është e rekomandueshme që të flini rreth tetë orë çdo natë për të lejuar që trupi të rimarrë veten nga lodhjet e ditës dhe të riparojë çdo dëm të nevojshëm brenda natës.

Hapi tjetër është të përqëndrohen në eleminimin e kileve të tepërta dhe kjo gjë ka të bëjë me mënyrën se si trupi dhe barku metabolizojnë sheqerin. Dhjami në bark lidhet me konsuminin e sheqerit.

Sheqeri shkakton ç’lirimin e insulinës, e cila nga ana tjetër inkurajon trupin për të akumuluar kilet e tepërta rreth barkut.

Reduktimi i konsumimit të sheqerit dhe ushqimeve që shndërrohen shpejt në sheqer si frutat, buka, makaronat, vera do të zvogëlojë dhe të stabilizojë nivelet e insulinës si edhe të ndihmojë trupin të djegë kaloritë e tepërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat