Prezantohet Infinix Note 12 Pro 5G – posedon kamerë me sensor prej 108MP

Mobile

Prezantohet Infinix Note 12 Pro 5G – posedon kamerë me sensor prej 108MP

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Linja e Infinix Note 12 veçse përfshinë katër telefona të mençur, Note 12, Note 12 G96, Note 12i dhe Note 12i VIP.

Ndërsa tani numri ngrihet në gjashtë pasi që kompania nga sot shtoi edhe Note 12 5G dhe Note 12 Pro 5G.

GSMArena shkruan se Infinix Note 12 5G dhe Note 12 Pro 5G ndajnë specifika të përbashkëta, por që kanë konfigurime dhe sisteme të ndryshme të memories dhe kamerës.

Modeli vanilla ka 6GB ram memorie dhe me hapësirë prej 64GB, ndërsa versioni Pro vjen me 8GB ram memorie dhe hapësirë prej 128GB.

Të dy versionet e telefonave kanë hapësirë për kartelet microSD të cilat mund të ngritin kapacitetin deri në 2TB.

Infinix Note 12 Pro 5G ka kamerë kryesore me sensor prej 108MP, të cilës i bashkohen edhe dy kamera të tjera, të dyja me sensor prej 2MP.

Ndërsa në anën tjetër Note 12 5G ka kamerë kryesore me sensor prej 50MP dhe një kamerë tjetër me sensor prej 2MP dhe “lente AI”.

Modeli vanilla është 2 gram më i lehtë se varianti Pro i cili ka 186 gram, pavarësisht se kanë dimensione dhe kapacitet të njëjtë të baterisë prej 5,000mAh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat