E konfirmon ‘teaser-i’ – Poco M6 do të ketë rrjet 5G

Mobile

E konfirmon ‘teaser-i’ – Poco M6 do të ketë rrjet 5G

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 08:25
Poco M6

Poco M5 ishte një telefon që kishte vetëm 4G në të gjitha versionet e saj, duke përfshirë M5s. Poco M6 i ardhshëm do të fitojë mbështetje për 5G.

Kjo informatë vjen direkt nga Himanhsu Tandon, udhëheqës i lartë Poco dhe Xiaomi.

Por telefonat e serisë M6 nuk do jenë telefonat e parë 5G në serinë M. Në fakt M5-shi ishte i vetmi përjashtim, pasi që seritë M3 dhe M4 kishin modele 5G, shkruan GSM Arena.Megjithatë, akoma nuk ka informata se cili do jetë çipi që do e sjellë rrjetin e gjeneratës së ardhshme.

Detaje të tilla do të publikohen kur do afrohet dita e lansimit. Tani për tani mund të vërejmë vetëm konfigurimin e kamerës së dyfishtë në një vendosje që ngjason më tepër me M4 sesa me M5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat