Apple Pay vjen edhe në Mac

Mobile

Apple Pay vjen edhe në Mac

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 08:16
Ilustrim

Një prej tipareve që është prezantuar në konferencën e madhe të Apple – WWDC është edhe shtesa Apple Pay, përmes të cilës bëhen pagesat online.

Për momentin, Apple Pay është praktikisht vetëm në aplikacionet iOS dhe në dyqanet që shesin iPhone. Mirëpo, kjo do të ndryshojë me lansimin e versionit të ri – macOS.

Sistemi i pagesës në Apple do të ju lejojë të bëni pagesa online dhe të identifikoni blerjen tuaj përmes TouchID në iPhone apo orën Apple Watch.

Ky tipar hap rrugën e Apple në shitblerjen elektronike kështu që përdoruesit e kompanisë do të kenë qasje më të lehtë në blerje.

Kompania poashtu ka bërë të ditur se mund të zgjerojë sistemin e pagesave në Zvicërr, Francë dhe Hong Kong.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat