Facebook bëri një ndryshim të pakëndshëm në profilin tuaj

Mobile

Facebook bëri një ndryshim të pakëndshëm në profilin tuaj

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 20:57
Ilustrim

Nëse nuk e keni shikuar profilin tuaj në Facebook kohët e fundit, ndoshta është koha që ta kontrolloni.
Rrjeti social kohët e fundi ndryshoi një cilësim i cili ndryshon atë se si shfaqet historiku i punës dhe edukimit tuaj.

Përderisa ndryshimi nuk e bën ndonjë informatë private publike, ai ‘zbulon’ informata që ndoshta keni dëshiruar t’i mbani larg syrit të miqve tuaj.

Në thelb, ky ndryshim ka bërë që edukimi juaj të zgjerohet dhe historia e punësimit tuaj të shfaqet në fushën “Intro” në profilin tuaj.

Intro është seksioni i parë të cilin dikush e sheh sapo ta vizitojë profilin tuaj. Për shembull, një profil që nuk i shfaqte më herët të gjitha informacionet, tani i shfaqë kështu:

Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat