Instant Articles të Facebook janë tani të vlefshëm në Messenger

Mobile

Instant Articles të Facebook janë tani të vlefshëm në Messenger

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 11:51
Ilustrim

Facebook po zgjeron formatin e tij të Instant Articles.
Ky tipar, më parë i limituar vetëm në aplikacionin kryesor Facebook, është tani i përshtatshëm dhe për versionin Android të Messenger dhe do të jetë së shpejti i vlefshëm për iOS.
Ndryshe nga lidhjet tipike që ngarkohen në një shfletues brenda aplikacionit, Instant Artices ngarkohet brenda aplikacionit Facebook (dhe tani në Messenger) menjëherë dhe nuk i drejton përdoruesit në shfletuesin e publikuesit. Rrjeti social filloi të eksperimentojë këtë tipar vitin e kaluar me një numër të limituar partnerësh mediatik dhe është zgjeruar ngadalë që atëherë.
Por shtimi në Messenger shënon herën e parë që kompania ka zgjeruar artikujt përtej aplikacionit kryesor Facebook.

Image

Njësoj si Instant Aricles kudo në Facebook, këto në Messenger do të përfshijnë një vetëtimë në shfaqje për të treguar që ato do të ngarkohen si një Instant Aricle.
Ky tipar është tashmë i vlefshëm për përdoruesit Android, dhe kreu i Facebook Messenger David Marcus ka thënë në një postim në Facebook që ai do të jetë i vlefshëm në iOS “ pas dy javësh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat