"iPhone 7", rezistent ndaj ujit

Mobile

"iPhone 7", rezistent ndaj ujit

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 16:23
iPhone 7

Në javët në vijim pritet që të dalë në treg “iPhone 7”, dhe gjatë kësaj periudhe portale të ndryshme kanë aluduar mbi ndryshimet dhe inovacionet që kompanian “Apple” do të sjellë për të gjithë ne.

Bëhet e ditur se disa nga ndryshimet që do të sjellë kanë të bëjnë me përmirësimin e baterisë dhe performancës së përgjithshme të këtij aparati celular duke përshirë kamerën parësore dhe atë frontale si dhe një pamje të re të “background”-it.

Gjithashtu kompania “Apple” ka deklaruar se risia që të gjithë e presin me padurim është fakti se “iPhone7” do të jetë rezistent ndaj ujit, duke bërë të mundur shkrepjen e fotove nën ujë.

Për të mbrojtur aparatin nga keqpërdorimi në ujë, IOS 10 ka bërë të mundur ndezjen e ekranit në rastet kur “iPhone” është në rrezik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat