Pamje të reja të iPhone 7

Mobile

Pamje të reja të iPhone 7

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 20:08
iPhone 7

Një koleksion i fotografive dhe videove të reja shfaqin një adapter 3.5mm, i cili është përfolur të jetë si vegël për iPhone 7 pas largimit të portit të kufjeve nga celulari.

Adapteri në fotografitë e sotme u raportua nga një fabrikë në Vietnam dhe raportohet se adapteri do të përdoret si zëvendësues për portin e kufjeve.

Siç shihet në pamjet e nxjerra, adapteri duket vizualisht i njëjtë me adapterët aktual të Apple, duke përfshirë atë USB dhe pajisjet e tjera.

Duket se ky adapter do të përdoret edhe për kufje edhe për mbushje, që tregon se iPhone 7 do të jetë pa portin për kufje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat