iPhone 7 mund të vijë me 3GB RAM?

Mobile

iPhone 7 mund të vijë me 3GB RAM?

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 14:26
iPhone 7

Samsung tashmë e ka bërë lansimin e Galaxy Note 7 dhe lajmi tjetër i madh në industrinë mobile gjithsesi se është një model tjetër – Apple iPhone 7, i cili pritet të lansohet më vonë këtë vit, ndoshta në shtator.

Pra, kjo është ndoshta koha kur ne do të fillojnë të shohim shumë thashetheme rreth telefonit të ardhshëm, dhe të shumë-pritur nga Apple.

Sipas një raporti të ri të Digitimes thuhet se iPhone i ardhshëm do të jetë i pajisur me 3GB RAM, ndërsa pajisjet rivale në Android pritet të shkojnë deri në 6GB RAM.

Edhepse ende një gjë e tillë nuk është e konfirmuar, duhet thënë se ka mundësi që Apple të mendojë për 3GB duke pasur parasysh se telefonat rival tashmë po ofrojnë prej 4 deri në 6GB RAM – OnePlus 3 vjen me 6GB RAM për shembull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat