Apple po bën plane për një iPhone edge

Mobile

Apple po bën plane për një iPhone edge

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 11:58
Ilustrim

Kemi dëgjuar të flitet për planet e Apple mbi iPhone i ndërtuar i gjithi prej xhami. Në një patentë të Apple përshkruhet një iPhone me një xham të harkuar dhe me disa butona virtual në anët e tij. 

Në patentë paraqiten edhe disa skica të vizatuara të telefonit, ku butonët virtualë shërbejnë si shortcuts për shumë funksioni si mesazhet, aplikacionet e kamerës, kalendari etj.

Image
Image

Me këtë Apple duket se do ti bëjë telefonat e Samsung ‘edge’ të duken ‘mainstream’. Samsung e prezantoi ekranin edge ne serinë e Galaxy s6 dhe në këtë të fundit Note 7. Besohet gjithashtu se edhe Galaxy S8 do të jetë në të njëjtin variant.

Në një raport të mëparshëm të një dizenjuesi të Apple thuhet se iPhone 8 i pritur të vijë në 2017, do të ketë një dizajn shumë ndryshe nga këto para tij, pa mbështjellësen e tij klasike të aluminit dhe me veshje krejt prej xhami në një ekran AMOLED.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat