Njihuni me njerëzit që paguhen për të pritur në radhë për iPhone 7

Mobile

Njihuni me njerëzit që paguhen për të pritur në radhë për iPhone 7

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 15:14
Njerëzit që paguhen për të pritur

Pasi radha fillon të shtrihet në dyqanin Apple në Sydney, tifozët e teknologjisë janë rreshtuar për të marrë në duart e tyre iPhone 7 e ri, shkruan Daily Mail.

Por shumë janë duke e kthyer ngjarjen në një mundësi biznesi, duke u paguar për të pritur në radhë jashtë dyqanit në rrugën George, para futjes në treg më 16 shtator.

Studenti Greg Marton, nga Hungaria, është i ulur para dyqanit që prej orës 8 të mëngjesit, të enjten, pikërisht 24 orë para lëshimit të telefonit më të ri të Apple.

22 vjeçari tha se ishte duke u paguar për një shumë të pazbuluar, pasi ai pa punën e publikuar nga një biznesmen anonim në faqen e internetit të shpalljeve Airtasker.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat