iPhone 7 ka një problem

Mobile

iPhone 7 ka një problem

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 16:35
iPhone 7

A ka iPhone 7 problem me baterinë? Faqja për rishikimet e pajisjeve teknologjike Which dhe The Guardian thotë se po.

Which publikoi rezultatet e një testi të iPhone 7 dhe gjeti se celulari performoi më keq se Galaxy S7, LG G5 dhe HTC 10.

Faqja testoi celularët duke përdorur një simulues rrjeti për celular, një thirrje 3G dhe një ueb-faqe që rifreskohet vazhdimisht.

iPhone 7 mbeti shumë prapa celularëve Android sa i përket thirrjes me 3G. Rezultatet zbuluan edhe diçka tjetër befasuese. iPhone 7 duket se ka problem me baterinë, pasi sipas testimeve u gjet se celulari ka jetëgjatësi të baterisë më të keqe se HTC 10, Galaxy S7 dhe LG G5.

Dhe Geek.com thotë, “iPhone 7 del i fundit në testimet e baterisë”. The Guardian pretendon gjithashtu se celulari ka një bateri të vogël – madje më të keqe se iPhone 6S i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat