Çfarë? iPhone 8 vjen vitin e ardhshëm?

Mobile

Çfarë? iPhone 8 vjen vitin e ardhshëm?

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 11:53
iPhone

Duket sikur Apple do e anashkalojë modelin iPhone 7 duke kaluar menjëherë në iPhone 8. Historikisht Apple ka prezantuar tek përdoruesit një model iPhoni”S” përpara çdo ndryshim numri. Vetëm iPhone 1 nuk ka patur një model “S”. Mos po vjen fundi i modeleve “S”, apo është nga fakti se Apple feston 10 vjetor-in e krijimit dhe diçka më madhe se sa vetëm përditësimi  i Softuerit të iPhone 7-tës na pret.

10 -vjetori i Apple është një nga evenimentet më të mëdha, ku çdokush do të mendojë që emri iPhone 8 s’do jetë i mjaftueshëm ose me vend. Me shumë mundësi do jetë një emër që do të ketë lidhje me përvjetorin, si iPhone x ose më e preferuar do ishte iPhone A10, por dizanji i iPhone 8 do dalë fitues me siguri.

Sipas drejtuesve të brendshëm informacioni për iPhone 8 ka rrjedhur nga një punonjës i Apple që qëndron akoma anonim. Punonjësi i panjohur është përgjegjës në zyrat e Apple në Herzliya Israel ku pajisja iPhone 8 është në zhvillimin përfundimtar.

Punonjësi i referohet paisjes si iPhone 8 dhe konfirmon se do të jetë shumë ndryshe nga iPhone 6s si dhe paraardhësi i tij iPhone 7.

Këto janë disa nga  opsionet ndryshe tek Iphone 8 :

1.Kamera më e mirë

2.Skaner Iris

3.Karikim nëpërmjet wireless

4.Ekran Edge-to-Edge

5.Siguri e Avancuar Enkriptimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat