“iPhone 7” mund të ndalë rënien e të ardhurave të “Apple”

Mobile

“iPhone 7” mund të ndalë rënien e të ardhurave të “Apple”

Më: 31 janar 2017 Në ora: 20:01
iPhone

Dy vite më parë analistët nuk mund të gjenin shkaqet që çuan drejt një raporti financiar të jashtëzakonshëm të “Apple”. “Iphone 6” dhe “6 Plus”, dy telefonat e parë të kompanisë me ekrane të mëdha, thyen parashikimet e ‘Wall Street”.

“Apple” kishte thyer rekorde duke shitur 74.5 milion telefonë në 90 ditë. Sot, në 2017-ën, “Apple” pritet të publikojë raportin e tre mujorit të fundit të 2016-ës dhe entuziazmi nuk është i njëjti shkruan "PCWorld.al".

“iPhone” është shndërruar në produktin më të rëndësishëm të “Apple” i cili gjeneron 2/3 të shitjeve të kompanisë.

2016-ta bëri që jo vetëm “Apple” por edhe kompanitë e tjera të shënonin rënie. Analistët tani parashikojnë që “Apple” do të ndërpresë përherë të parë pas 1 viti rënien e shitjeve.

Telefonat e rinj, “iPhone 7” dhe “7 Plus” sollën kamera më të mira dhe rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit. Por dizajnet janë të njëjtat me “iPhone 6” dhe “6 Plus”. Për këtë arsye shumica e konsumatorëve mbajtën telefonët e vjetër thotë analisti i “Barclays”.

I gjithë tregu i telefonave inteligjentë pati rënie në 2016-ën. Sipas IDC-ës rritja ishte me 0.6 % në 1.45 miliard njësi, shumë më pak sesa rritja prej 10.4% në 2014 dhe 2015.

Gjithashtu tre mujori i parë i 2017-ës pritet të jetë një zhgënjim thonë analistët. Pak nga kërkesa në rënie e pak nga ndryshimet që priten me ‘iPhone 8”, “Apple” e pret një vit i vështirë deri në fundin e tij.

Më 5 shtator kompania shënon 10 vjetorin e produktit. Me shumë gjasa do të përmbajë ndryshimet që të gjithë po presin prej dy vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat