Apple do fillojë me prodhim të iPhone në Indi

Mobile

Apple do fillojë me prodhim të iPhone në Indi

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 16:59
Ilustrim

Apple do të fillojë prodhimin e pajisjeve iPhone në pjesën jugore të Indisë, në vendin e quajtur Karnataka ka thënë qeveria indiane, shkruan BBC.

Ministrat qeveritarë kanë thënë se Apple do të fillojë prodhimin e telefonave në prill të këtij viti.

Deri më tash gjigandi teknologjik ka 2% të tregut të telefonave në Indi, krahas me rivalin nga Koreja e Jugut Samsungun.

Apple e ka konfirmuar zyrtarisht këtë plan, duke thënë se e ka për qëllim që të investojë dukshëm në Indi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat