Apple po e shkatërron Samsungun

Mobile

Apple po e shkatërron Samsungun

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 16:43
Apple dhe Samsungun

Duket se luftës mes Apple dhe Samsung nuk po i shihet fundi.

Siç edhe po thuhet, gara mes këtyre dy kompanive do të jetë edhe më e ashpër këtë vit, falë një iPhone 8 të ridizajnuar dhe një Galaxy Note 8 që nuk shpërthen.

Por, edhe pse lufta është e ashpër, Apple është definitivisht duke e fituar betejën e fundit.

Fitimet në sezonin e pushimeve tejkaluan pritjet, dhe një analist e ka vendosur Apple-n aty ku e ka vendin.

Sipas të dhënave nga Counterpoint, Apple është duke udhëhequr dukshëm ndaj Samsung në tregun e celularëve Premium (që kushtojnë 400+ dollarë) prej lansimit të iPhone 7.

Gjatë verës, Apple po shiste vetëm 50% të celularëve global, dhe Samsung vetëm 25%. Nga dhjetori i vitit 2016, këto shifra u rritën në 70% dhe 17%, respektivisht.

Arsyeja pse Apple po fiton kaq shumë para prej celularëve është sepse çdo iPhone kushton rreth 200 dollarë për t’u prodhuar, ndërsa shitet rreth 600.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat