Galaxy Note 8 do të quhet Great, zbulohet numri serik i fabletit

Mobile

Galaxy Note 8 do të quhet Great, zbulohet numri serik i fabletit

Më: 8 mars 2017 Në ora: 00:39
Galaxy Note 8

Samsung Galaxy Note 7 pati një rezultat të keq vitin e kaluar, pasi që shumë prej njësive të produktit eksploduan nga një problem me baterinë.

Kështu, është një sfidë e madhe për kompaninë që të sigurohet se pasardhësi i këtij produkti ka tiparet e duhura që të tërheq konsumatorët.

Sipas një raporti të ri, Samsung tashmë ka filluar punën në Galaxy Note 8 që do të ketë emrin e koduar ‘Great’ dhe jo Baikal sikurse ishte bërë e ditur më herët.

Për më shumë, raporti përmend se pajisja do të ketë numrin serin SM-N950F gjatë lansimit, duke tejkaluar numrin 4, pasi që konsiderohet si numër fatkeq në tregun korean.

Sipas raportit, Samsung është poashtu duke punuar në krijimin e një Note 7 të renovuar, mirëpo pajisja nuk do të jetë e gatshme në tregjet jashtë Koresë jugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat