iPhone 8 me dizajn si “pika e ujit”

Mobile

iPhone 8 me dizajn si “pika e ujit”

Më: 21 mars 2017 Në ora: 16:51
iPhone

Nëse ekziston diçka sipas të cilës telefonat e Apple janë të njohur, atëherë është ky dizajni.

Kompania ka përzgjedhur që të mos freskojë linjën e telefonave iPhone që dy vjet, andaj me siguri mund të thuhet se fansat mezi presin të shohin se çfarë është duke përgatitur Apple. ETNews nga Koreja Jugore ka shpalosur disa nga detajet lidhur me atë se çfarë na pret te telefonat e ardhshëm të iPhone.

Sipas këtij raporti, Apple thuhet se do të kthejë dizajnin origjinal të iPhone të para dhjetë vjetësh për modelin e ri iPhone 8 dhe ai do të ketë dizajn si “pika e ujit”, transmeton KosovaPress.

“iPhone i ardhshëm i Apple do të ketë dizajn, i cili do të jetë i afërt me “pikën e ujit” dhe në këtë mënyrë do të na përkujtojë në telefonin iPhone origjinal. Këtë vit, në përvjetorin e dhjetë të telefonit iPhone, do të paraqitet karakteri Omaj nga punët e mëhershme”, porositin në raport.

Po ashtu, mund të dëgjohet se Apple do të fillojë përdorimin e xhamit dhe metalit, derisa ka edhe zëra për mbushje me Wi-Fi, si dhe kamerën revolucionare 3D nga ana e pasme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat