Apple iOS i ri 10.3 ka një surprizë të pakëndshme

Mobile

Apple iOS i ri 10.3 ka një surprizë të pakëndshme

Më: 30 mars 2017 Në ora: 16:02
iPhone

Apple iOS 10.3 ka ardhur, dhe disa përdorues tashmë kanë përditësuar pajisjet e tyre Apple në versionin e fundit. Megjithatë, një gjë befasuese në lidhje me këtë përditësim është që përdoruesve u bëri një surprizë të keqe.

Me fjalë të tjera versioni ekzistues i sistemit operativ për iOS 10.3 zhvillohet shumë ngadalë. Edhe pse madhësia e fajlit për përditësim është 600MB dhe relativisht jo i madh, koha e nevojshme për ta instaluar atë është rraskapitëse, shkruan Forbes.com

Faqja AppleInsider thotë se në disa pajisje të vjetra të tilla si iPad Air 2, përditësimi merr rreth 50 minuta, ndërsa përdoruesit e iPhone 5 dhe iPhone 5C lirisht mund të shikojnë një filmin ndërkohë që pajisjet e tyre janë duke u përditësuar në versionin e fundit të sistemit operativ.

Arsyeja kryesore për këtë problem është sistemi tërësisht i ri i fajlave, i quajtur Apple File System (APFS), i cili zëvendëson HFS+ të mëparshëm (filloi në vitin 1998) dhe HFS (nga viti 1985). Sistemi i ri do të jetë pjesë e platformave reja të softuerit të Apple të tilla si MacOS, ëatchOS dhe tvOS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat