"Apple" shtyn debutimin e “iPhone 8”

Mobile

"Apple" shtyn debutimin e “iPhone 8”

Më: 24 prill 2017 Në ora: 19:12
iPhone

Ka patur raportime të shumta rreth një shtyrjeje të mundshme të debutimit të iPhone 8 së fundi. Këtyre raportimeve u vjen edhe më në ndihmë analisti i njohur i KGI Securities, Ming-Chi Kuo i cili thotë se prodhimi në masë i iPhone me ekran OLED do të shtyhet për në periudhën Tetor-Nëntor në vend të Gusht-Shtator. Ai thotë se arsyeja pse do të ndodh kjo shtyrje janë disa komponentë të posaçëm që Apple ka porositur.

Megjithatë sipas tij shitjet e modeleve 7S do të vijojnë normalisht. Por kjo shtyrje do ti kushtojë shitjeve të tre mujorit të fundit të vitit. Me fjalë të tjera Apple do të vuajë për një kohë më të gjatë konkurrencën e prodhuesve Android shkruan "PCWorld.al" KGI-ja thotë se risitë e shumta të harduerit janë shkaktari kryesor i vonesave. Ekrani OLED, procesori 10 nanometër Apple A11, një modul i ri i prekjes 3D dhe kamerat 3D janë disa prej risive që do të vinë me iPhone 8. Apple do të prezantojë iPhone e ri në Shtator. Modelet 7S do të vijojnë sipas axhendës tradicionale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat