Tregu i telefonave mobil rritet edhe më shumë, Apple dhe Samsung kryesojnë

Mobile

Tregu i telefonave mobil rritet edhe më shumë, Apple dhe Samsung kryesojnë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 07:31
Ilustrim

Tregu global i telefonave të mençur u rrit më shumë se sa pritej në tremujorin e parë, për 4.3 për qind në 347.4 milionë njësi, thuhet sipas raportit të IDC.

Udhëheqësit e tregut, Samsung dhe Apple panë shitjet e tyre duke ndryshuar pak nga viti në vit, ndërsa Huawei, Oppo dhe Vivo vazhduan të rriten fuqishëm, tha hulumtuesi i njohur i tregut botëror.

Samsung kryesoi tregun me një pjesëmarrje prej 22.8 për qind, pasi u kalua nga Apple në TM4. Kompania ka shitur rreth 79.2 milionë telefona në tremujor, me një shifër të pandryshuar nga një vit më parë. Apple mori një pjesëmarrje prej 14.9 për qind, bazuar në 51.6 milionë iPhone të shitur.

Huawei ishte në vendin e tretë, duke u rritur 22 për qind me rreth 34.2 milionë telefona të shitur, të barabartë me 9.8 për qind të tregut. Pjesa e Huawei u rrit nga 8.4 përqind sa ishte një vit më parë.

Oppo gjithashtu u rrit ndjeshëm, në 7.4 për qind nga 5.9 përqind sa ishte një vit më parë, dhe Vivo ishte në 5.2 për qind të dërgesave, kundrejt 4.4 përqind, sa kishte një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat