Apple zhvillon mbushjen e telefonave përmes WiFi

Mobile

Apple zhvillon mbushjen e telefonave përmes WiFi

Më: 29 prill 2017 Në ora: 12:17
Iphone

Mbetja “pa bateri” është një frikë e madhe e kohës moderne.

Shumica prej nesh kujdeset që telefoni të qëndrojë vazhdimisht i mbushur dhe jo rrallë ndodh që të marrim edhe mbushësin me vete nga frika se telefoni do të mbetet pa bateri. Por, e gjithë kjo së shpejti mund të marrë fund.

Kompania Apple aktualisht po kërkon mundësinë e mbushjes pa tela të telefonave mobilë dhe pajisjeve tjera përmes Wi-Fi, rrjeti mobil dhe madje përmes sinjalit nga rrjetet e satelitit, shkruan “Daily Mail”.

Teknologjia nënkupton përdorimin e valëve elektromagnetike me frekuenca të larta, të cilat deri te pajisjet arrijnë përmes antenave. Energjia e nevojshme për mbushje prodhohet nga stacioni bazë, i cili “vendos” kontakt me pajisjet, transmeton KosovPress.

Ideja e mbushjes pa tela është njëri nga prioritetet tona dhe nuk është risi. Kërkimet e para premtojnë, por është e nevojshme të bëhen edhe kërkime shtesë, thonë në Apple.  Por, ende nuk dihet se kur do të fillojë implementimi i kësaj teknologjie dhe do të ishte revolucion i vërtetë nëse ajo do të paraqitej te gjenerata e re e Apple që do të prezantohet në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat