Kështu Apple ruan sekretin për telefonat iPhone

Mobile

Kështu Apple ruan sekretin për telefonat iPhone

Më: 3 maj 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Kur janë në pyetje informacionet e dala, siç janë fotografitë dhe specifikat e telefonave të ardhshëm iPhone, mund të themi se Apple është i njohur për nga sekretet.

Nëse pyetni se si Apple ruan sekretet, raporti i Business Insider na zbulon disa informacione.

Duke folur për Tech Insider, studenti i Nju Jorkut Dezhian Zeng ka zbuluar se ka punuar gjashtë muaj në fabrikën në Pegatron, ku nuk ishte i zbuluar në misionin e tij. Ai pohon se ka punuar në telefonin iPhone 6s, ndërkohë që Apple kishte infrastrukturën për modelin iPhone 7, por se gjithçka ishte e mbuluar me “perde të madhe”.

“Kemi zhveshtoren. Aty është vendi që të ndërrojmë rrobat, të vendosim telefonat, çelësat dhe gjithë metalin. Pastaj është e nevojshme të nxjerrim kartelën dhe të kalojmë përmes sistemit për njohjen e fytyrës. Pasi të hyjmë, duhet të presim në radhë që të kalojmë detektorin për metal”, ka bërë të ditur ai.

Për shkak të ndjeshmërisë së shtuar të detektorit ndaj metalit, ai mendon se kamera nuk do të mund të trafikohej brenda. Ai thotë se edhe menaxherët, të cilëve iu lejohet që të marrin telefona, duhet të dëshmojnë para sigurimit se nuk kanë tentuar që të kontrabandojnë prototipa ose komponentë nga fabrika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat