Merren vesh shumica e detajeve për iPhone 8

Mobile

Merren vesh shumica e detajeve për iPhone 8

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 05:51
iPhone

Dizajni i iPhone 8 është zbuluar në një ‘render’ zyrtar të bërë nga prodhuesi i mbështjellsëve Olixar.

Prodhuesi i mbështjellsëve ka lëshuar pamjet zyrtare të produktit të një mbrojtësi të ri të ekranit të dizajnuar për iPhone 8. Sigurisht që do të thotë se dizajni i iPhone 8 shfaqet gjithashtu. Me sa duket, iPhone 8 i paraqitur është një model i bazuar në të njëjtën skemë zyrtare që krijuesi i mbështjellësit të telefonit do të përdorë për ta krijuar mbrojtësin e telefonit.

Kjo është një gjë mjaft e zakonshme për krijuesit e mbështjellsëve, të marrin detaje përpara një lansimi në mënyrë që ata të mund të krijojnë mbrojtësa të cilat do t’i përshtaten një telefoni të ri në mënyrë perfekte. Thënë kështu, kjo është çuditërisht shumë përpara kohës së shtatorit të zbulimit të iPhone 8. Por akoma, nuk mund ta mbështetemi në burimin dhe të besojmë se kjo është zyrtare.

Dhe nëse kjo është një foto legjitime e iPhone 8, vetë telefoni duket mahnitëse. Duket se të gjitha thashethemet ishin shumë të vërteta, kështu që mund të prisni një sasi të madhe risish rreth këtij telefoni kur të lansohet më vonë këtë vit.

Përditësimet kryesore për iPhone 8 po duken të jenë mjaft të gjera. Përveç përditësimeve të mëdha për kamerën, dizajni i celularit, natyrisht, më shumë RAM, performancë e përmirësuar nëpërmjet procesorit të ri të serive A të Apple dhe rritja e optimizimeve të energjisë pritet të vijnë në produkt.

Për shumicën, megjithatë, tërheqja më e madhe e iPhone 8 do të jetë ajo që duket. Apple nuk e ka përditësuar pamjen dhe ndjenjën e iPhone saj për tre vjet, kështu që ka një etje të madhe për një pamje të re. Kjo do të jetë ajo që konverton shumicën e njerëzve, veçoritë dhe përditësimet e funksioneve do të jenë një shtyrje e dytë e afërt.

“TSMC ka filluar prodhimin e çipit 10nm për serinë e iPhone 8 – brezit të ardhshëm të telefonit të Apple. Prodhimi dikur ishte prekur nga çështjet që përfshinin komponentët e vendosjes në procesin e paketimit të integruar të ventilatorit, por ato tashmë janë zgjidhur”, thuhet sipas Digitimes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat