Red sfidon Apple e Samsung, mbërrin telefoni holografik

Mobile

Red sfidon Apple e Samsung, mbërrin telefoni holografik

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 17:05
Telefoni holografik

Telefoni i parë holografik mbërrin andej nga s’e priste njeri. Kompania Red, e njohur më së shumti për prodhimin e kamerave të filmimit me cilësi të lartë, prezantoi pajisjen e vet.

Bëhet fjalë për telefonin inteligjent të pagëzuar me emrin “Hydrogen One”, e që vjen në dy forma, me kasë alumini dhe që kushton 1200 dollarë dhe me kasë titaniumi, 1600 dollarë.

Telefoni holografik do të funksionojë në bazë të sistemit Android të Google dhe që prej të enjtes mund të porositet në internet.

Ky hap i Red ka zënë të papërgatitur ekspertët e teknologjisë, që një gjë të ngjashme e prisnin nga gjigantët si Apple, apo Samsung, por edhe Microsoft, që herë pas herë thotë se ka avancuar në projektin e vet për një pajisje të tillë.

Megjithatë, skepticizmi se kompania në fjalë nuk është testuar në fushën e telefonave inteligjentë mund të godase ecurinë e këtij produkti në treg.

Red shquhet për kamerat e veta super të fuqishme dhe është furnizuesi kryesorë i Hollyëood me të tilla, ku vetëm së fundmi përuroi me Guardians of the Galaxy Volume 2 kamerat 8K.

“Hydrogen One është themeli i së ardhmes së një sistemi shumëdimensional ndërveprimi”, thotë Red në deklaratën shoqëruese, ku jo pa krenari shpalos produktin e vet. 

Kjo pajisje zuri të papërgatitur edhe vetë ekspertët më në zë të teknologjisë. “Në epokën e teknologjisë, ku vështirë se mund të ruash sekrete, Hydrogen One i Red ishte një sekret që nuk doli kurrë”, thonë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat