Huawei sjell Mate 10

Mobile

Huawei sjell Mate 10

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 18:34
Huawei Mate 10

Huawei në koleksionin e vet vjeshtor pritet të prezantojë modelin e ri Mate 10 dhe këtyre ditëve flitet për top modelin e ardhshëm të prodhuesit kinez, i cili kërkon të tejkalojë gjigantët e njohur Apple dhe Samsung.

Mate 10 pritet të niset në drejtimin sikur e kemi parë me Galaxy S8 dhe LG G6, andaj do të ketë format më të gjerë të ekranit 18:9, i cili pritet po ashtu të marrë në tërësi pjesën e përparme të pajisjes.

Diagonalja pritet të jetë 6 inç me rezolucion 2160 x 1080 piksel, dhe për shkak të formatit të faqeve, kjo do të jetë më e pranueshme për përdorim.

Telefoni pritet të ketë procesorin e ri Huawei  Kirin 970, i cili do të jetë procesori i parë i kompanisë 10 nm dhe blerësit do të mund të llogaritin në performanca të fuqishme. 

Pajisja pritet të shfaqet në fillim të shtatorit në panairin IFA në Berlin, ndërsa në shitje do të jetë në muajin tetor.

Ajo çfarë pritet është edhe kamera e dyfishtë me opsione të reja me realitet të zgjeruar, transmeton GSM Arena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat