iPhone 8 me bateri më të vogël se sa iPhone 7

Mobile

iPhone 8 me bateri më të vogël se sa iPhone 7

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 12:50
iPhone 8

Telefonat e ri të prezantuar të kompanisë Apple janë më të mirë se sa pararendësit e tyre në të gjitha aspektet, me përjashtim të baterisë.

Dokumentacioni zyrtar tregon se si iPhone 8 posedon bateri prej 1.821mAh, për dallim nga bateria prej 1.960mAh që ndodhet në iPhone 7.

Ndërkaq, iPhone 8 Plus do të arrijë me bateri 2.675mAh, për dallim prej 2.900mAh sa ka bateria në iPhone 7 Plus.

Apple gjatë kohës së prezantimit të pajisjeve të reja konfirmoi se ato do të kenë kohëzgjatje identike të baterisë me një mbushje.

Konkurrentët e Apple si Google dhe Samsung megjithatë i japin prioritet baterive të fuqishme. Pixel dhe Pixel XL nga viti i kaluar vijnë me kapacitete 2.770mAh dhe 3.450mAh, derisa Galaxy S8 dhe S8 Plus posedojnë bateri prej 3.000mAh dhe 3.500mAh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat