Apple: Nuk ka reduktim cilësie për Face ID

Mobile

Apple: Nuk ka reduktim cilësie për Face ID

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 21:09
Ilustrim

Apple nuk ka reduktuar saktësinë e sistemit të njohjes së fytyrës në iPhone X. Kështu, kompania e Cupertinos i përgjigjet akuzave duke i quajtur “false”.

Në një artikull të gjatë, kompania ekonomike Bloomberg ka tronditur zinxhirin e furnizuesve dhe montuesve të Apple, duke thënë se kompania kaliforniane ka ulur cilësinë e përbërësve të sistemit të njohjes së fytyrës, pavarësisht se telefoni vazhdon të jetë në fashën e lartë.

Dhe përgjigja e Apple nuk vonoi. Face ID, thekson kompania në reagimin e saj, “është një sistem i fuqishëm dhe i sigurtë i autenticitetit, mjaft i lehtë dhe intuitiv për tu përdorur. Cilësia dhe saktësia nuk janë ndryshuar dhe vazhdojnë të ofrojnë të njëjtën mundësi, një në një milion që iPhone të zhbllokohet me fytyrë të rastësishme”.

Për sistemin Touch ID bazuar në njohjen e gjurmëve të gishtave kjo mundësi është 1 në 50 mijë. Dosieri i Bloomberg përqendrohet tek çështjet e dyshuara të prodhimit të iPhone X, modeli që feston 10-vjetorin e telefonit të Apple i cili del në shitje më 3 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat