Xiaomi Redmi 5 Plus zëvendëson Note 5

Mobile

Xiaomi Redmi 5 Plus zëvendëson Note 5

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 17:51
Xiaomi Redmi 5 Plus

Xiaomi prezantoi serinë Redmi 5 më 7 dhjetor, por shumë përdorues presin ardhjen e modelit Redmi Note 5 për të kryer blerjen.

Sipas forumit MIUI, Xiaomi Redmi 5 Plus do të mbetet telefoni i vetëm i kompanisë me ekran të madh.

Xiaomi pritet të largojë shenjën "Note" në këtë moment, edhe pse ende nuk është bërë zyrtare nga ana e kompanisë.

Xiaomi Redmi 5 Plus ka procesor Snapdragon 625, 3GB/4GB RAM dhe 32GB/64GB hapësirë të brendshme.

Pajisja posedon kamerë për selfi 5MP dhe kamerë të pasme prej 12MP. Xiaomi Redmi 5 Plus aktualisht është i pranishëm në Kinë dhe së shpejti ritet të dalë edhe në tregjet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat