Apple pranon ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve të vjetra - Bota Sot
Apple pranon ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve të vjetra

Mobile

E hënë, 23 korrik 2018

Apple pranon ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve të vjetra

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Apple konfirmoi atë që një pjesë e madhe e përdoruesve të pajisjeve të saj dyshonin prej kohësh.

Gjiganti amerikan i teknologjisë pranoi se ngadalëson qëllimisht performancën e pajisjeve të saj të vjetra, por mohoi se e bën këtë për të nxitur përdoruesit e saj që të blinin modelet e reja.

Apple thotë se ndërhyn tek disa modele të vjetra të pajisjeve të saj, por vetëm për të ruajtur performancën e baterisë, që bie me kalimin e kohës.

Kjo, sipas Apple, zgjat jetëgjatësinë e pajisjeve të saj për konsumatorët.

Ky justifikim i Apple është testuar nga faqja teknologjike “Geekbench”, që analizoi dy telefona 6S, njërin me bateri më të vjetëruar dhe tjetrin me bateri të re. Gjatë testimit u vu re se telefoni me baterinë e re ishte më i shpejtë, ndërsa në momentin që pajisjes së parë iu vu një bateri e re, performanca e tij u përmirësua ndjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test