Smartphone apo Polaroid?

Mobile

Smartphone apo Polaroid?

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Babagjyshi i Krishtlindjeve dhe “letra” që i shkruajmë ikin, por dhuratat qëndrojnë. A do duan të gjejnë dhuratën poshtë pemës adoleshentët e sotëm?

Cilat janë dhuratat më të dëshiruara që kanë zënë vendin e biçikletës, kitarës apo makinës së policisë në kohët e hershme?

Nuk bëhet fjalë për dhurata “materiale” por dhe dëshira për tu plotësuar të cilat i shprehin për ditën e festave.

Sipas studimeve të fundit, adoleshentët dëshirojnë për shembull të kalojnë një ditë të tërë me miqtë e tyre pa prindërit apo të rritur të tjerë vërdallë, apo dikush tjetër të udhëtontë gjithë vitin me familjen në vende të bukura, apo dhe një bluzë me autografin e Cristiano Ronaldos.

Përsa i përket veshjewe, këpucët janë më të kërkuarat, sidomos ato me taka nga adoleshentet megjithëse nuk e dinë se në çfarë rasti mund t’i veshin. Më pas vijnë xhinset, t-shirt apo golfe, duke u fokusuar sidomos tek firmat.

Smartphone, qëndron në vend të dytë mes kërkesave. Dhe përveçse argumenti justifikues i adoleshentëve është se në telefonin që kanë i kanë ezauruar të gjitha, e pranojnë që kanë dëshirë tu mburren miqve. Në atë moshë një smartphone është një “status symbol”. E më pas mes dëshirave janë librat, udhëtimet për të mbërritur tek Polaroid.

Ndonjëherë ato rikthehen. Aparati fotografik, dhurata klasike e adoleshenteve të një kohe, sot është në konkurrencë me kamerat e sakta të smartphone. Por adoleshentët thonë se sigurisht nuk do të dëshironin nga ato aparatet e vjetra, por si aparati i fundit Polaroid që të kthen në vitet ’60.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat