OnePlus 5 përditësohet në Android 8.0 Oreo

Mobile

OnePlus 5 përditësohet në Android 8.0 Oreo

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 07:41
OnePlus 5

Përdoruesit e OnePlus 3 dhe 3T kanë mundur të shkarkojnë këtë version të Android që nga muaji Nëntor ndërsa tashmë është i disponueshëm edhe për OnePlus 5.

Prodhuesi Kinez i telefonëve OnePlus lajmëroi përmes forumit zyrtar se versioni stabil i OxygenOS 5.0 i bazuar në Android 8.0 Oreo është i disponueshëm nga dita e sotme për OnePlus 5.

Përdoruesit e OnePlus 3 dhe 3T kanë mundur të shkarkojnë këtë version të Android që nga muaji Nëntor.

OxygenOS 5.0 sjell përditësime kryesisht në aspektet madhore të softuerit përfshirë një ndërfaqe të re të kamerës, përmirësime të rrjetit Wi-Fi, jetëgjatësisë së baterisë dhe përditësime më të fundit të sigurisë.

Versioni i ri i Android do të jetë i disponueshëm fillimisht për një përqindje të vogël përdoruesish ndërsa pjesa e tyre më e madhe do të marrin njoftimin pas festës së Krishtlindjeve. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat