Oppo sjell dy telefona të ri me kamerë për selfi prej 20 MP

Mobile

Oppo sjell dy telefona të ri me kamerë për selfi prej 20 MP

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 15:38
Oppo A75 dhe A75s.

Kompania Oppo prezantoi sot dy telefona të ri të quajtur Oppo A75 dhe A75s.

Dallimi ndërmjet dy modeleve është vetëm në sasinë e hapësirës për ruajtje.

Pajisjet posedojnë MediaTek Helio P23 (MT6763T) SoC, ekran 6 inç me rezolucion 2160 x 1080p.

Memoria RAM është 4GB, derisa hapësira për ruajtje është 32GB për A75 dhe 64GB për modelin A75s.

Telefonat në anën e pasme ka kamerë 16MP, derisa kamera për selfi është 20MP, bateria ka fuqi prej 3200mAh dhe punojnë me sistemin operativ Android 7.1 Nougat. Në anën e pasme është vendosur skaneri për gishtërinj. Telefonat Oppo A75/A75s janë zyrtarizuar në Tajvan, ndërsa çmimi i tyre është rreth 400 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat