Sharp përgatit telefon të ri me skaje të holla

Mobile

Sharp përgatit telefon të ri me skaje të holla

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 19:48
Sharp

Telefoni i Sharpit me emrin kodues FS8015, është paraqitur në listën e trupit rregullues TENAA.

Pajisja ka karakteristika të ngjashme sikurse modeli premium Aquos S2, pasi ka sensorin për gishtërinj në anën e pasme, në vend të anës së përparme.

FS8015 ka ekran 5.99 inç FullHD, procesor me tetë bërthama Snapdragon 630 ose 660, 4GB ose 6GB RAM-a, si dhe 65GB/128GB hapësirë për ruajtje.

Sistemi me dy kamera në anën e pasme përbëhet nga 12MP + 13MP, derisa kamera për selfi ka 16MP. Sharp FS8015 ka sistem operativ Android Nougat, bateri 3100mAh dhe vjen në ngjyrë të zezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat