OnePlus vjen me versionin e ri të 5T

Mobile

OnePlus vjen me versionin e ri të 5T

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 09:05
OnePlus 5T

Me sa duket One Plus nuk e ka ndërmend të ndalet me lansimin e versioneve të reja të telefonave të saj, pasiqë tani po thuhet se kompania e famshme kineze është gati me variantin e ri të OnePlus 5T.

Para pak ditësh OnePlus ka postuar një video të re në YouTube e cila shfaq njerëz që kanë kutinë e re të telefonit. Në fund të videos thuhet se misteri do të zbulohet në janar të 2018.

OnePlus 5T u lansua më 16 nëntor të këtij viti dhe shkoi në shitje pesë ditë më vonë. Telefoni përmban një ekran të madh Full HD me 6,01 inç, 6GB ose 8GB RAM, 64GB ose 128GB memorie dhe Snapdragon 835 chip nga Qualcomm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat