Nokia 4 dhe Nokia 7 Plus mund të vijnë këtë vit

Mobile

Nokia 4 dhe Nokia 7 Plus mund të vijnë këtë vit

Më: 3 janar 2018 Në ora: 10:56
Nokia 4 dhe Nokia 7 Plus

Seria e telefonave Android të Nokias përbëhen nga Nokia 2, Nokia 3, Nokia 5, Nokia 6, Nokia 7 dhe Nokia 8. Tani kemi disa detaje rreth disa modele të reja që vijnë me sa duket këtë vit, Nokia 4 dhe Nokia 7 Plus.

Ne e dimë se ka një Nokia 6 të ri që vjen këtë vit dhe gjithashtu një Nokia 9, por kjo është hera e parë që kemi dëgjuar ndonjë gjë për Nokia 4 dhe Nokia 7 Plus.

Nokia kohët e fundit lëshoi një version të ri të aplikacionit të tyre të Nokia Camera dhe një aplikacion i APK-së i zbuloi detajet rreth këtyre dy modeleve të reja, Nokia 4 dhe Nokia 7 Plus.

Ende nuk kemi shumë specifikime për këta telefona të rinj Nokia, është e mundur që modeli i ri 7 Plus mund të vijë me një procesor Snapdragon 660.

Pritet që të gjejmë më shumë informacione rreth pajisjeve të reja Nokia Android në CES këtë muaj dhe MWC 2018 muajin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat