Apple bën gati versionin e ri të iPhone SE?

Mobile

Apple bën gati versionin e ri të iPhone SE?

Më: 3 janar 2018 Në ora: 23:59
iPhone SE

Janë dëgjuar shumë thashetheme për një kohë të gjatë tashmë rreth gjeneratës së dytë të iPhone SE.

Gjenerata e parë e iPhone SE filloi në mars të 2016. Apple duket se po bëhet gati për të nisur një version të ri të modelit të ri dhe të lirë të iPhone.

iPhone i përditësuar me gjasë do të nisë në gjysmën e parë të vitit 2018, telefoni do të marrë një numër përmirësimesh mbi pajisjen aktuale.

Dizajni i iPhone SE pritet të qëndrojë njësoj si pajisja aktuale, por me sa duket do të ketë një procesor të ri dhe më shumë RAM. Origjina e telefonit pritet të mbetet e njëjtë, çmimi për pajisjen fillon prej 349 dollarëve.

Kjo kosto është dukshëm më e ulët se modeli më i avancuar i Apple, iPhone X i cili fillon me 999 dollarë. Pritet që këtë vit të shohim një numër të iPhone të rinj nga Apple, megjithëse këto nuk do të arrijnë deri në fund të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat