HMD prezantoi gjeneratën e dytë të Nokia 6 - Bota Sot
HMD prezantoi gjeneratën e dytë të Nokia 6

Mobile

E diel, 23 shtator 2018

HMD prezantoi gjeneratën e dytë të Nokia 6

Më: 5 janar 2018 Në ora: 17:39
Nokia 6

Gjenerata e dytë e Nokia 6 ka një kamër të pasme 16 megapiksel me madhësi pikeselash prej 1.0um dhe kamër frontale 8 megapiksel me 1.12um për piksel. [HMD prezantoi gjeneratën e dytë të Nokia 6]

Ditën e sotme HMD zyrtarisht prezantoi gjeneratën e dytë të Nokia 6. Ai vjen me një procesor më të fuqishëm dhe një vendodhje të re për skanerin e shenjave të gishtërinjve ndërsa pjesa tjetër e harduerit thuajse ngelet ai që ishte.

Gjenerata e dytë e Nokia 6 ka ekran 5.5 inç IPS LCD me raport 16:9 dhe rezolucion Full-HD.

Fuqizohet nga një procesor me tetë bërthama Snapdragon 630 2.2 Ghz dhe 4GB RAM. Ekrani mbrohet nga Gorilla Glass 3.

Sistemi operativ është Android 7.1 Nougat ndërsa është premtuar një përditësim i shpejtë Android 8.0 Oreo.

Telefoni kalon në një portë USB-C për ngarkimin e baterisë 3,000 mAh ndërsa kamerat ngelin të njëjta.

Gjenerata e dytë e Nokia 6 ka një kamër të pasme 16 megapiksel me madhësi pikeselash prej 1.0um dhe kamër frontale 8 megapiksel me 1.12um për piksel.

Memoria e telefoni është në dy variante, 32GB dhe 64GB e cila mund të zgjerohet microSD.

Ndryshimi madhor i Nokia 6 2018 është skaneri i shenjave të gishtërinjve zhvendosur në pjesën e pasme.

Nokia 6 fillon nga 230 dollar për modelin 32GB deri në 260 dollar për modelin 64GB. Shitjet fillojnë më 10 Janar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test