Sony Xperia L2, telefon për blerës me xhep të cekët

Mobile

Sony Xperia L2, telefon për blerës me xhep të cekët

Më: 8 janar 2018 Në ora: 18:47
Sony Xperia L2

Sony ka prezantuar në panairin CES 2018 telefonin e tij të tretë Xperia L2, i cili është një model i segmentit më të ulët që ndryshon serinë E.

Sony Xperia L2 ka një ekran prej 5,5 inç 720p, së bashku me çipsetin Mediatek MT6737T. Pajisja ka 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të ruajtjes, e cila mund të rritet me microSD.

Xperia L2 ka kamerë të pasme 13MP dhe kamerë për selfi 8MP, e cila është gjithashtu e disponueshme edhe në modelet XA2.

Në fushën e baterisë, ekziston një model 3300mAh dhe nuk ka asnjë informacion nëse ekziston një opsion i ngarkimit të shpejtë.

Pajisja ka skaner për gishtërinj në pjesën e pasme të telefonit, e cila është hera e parë për një telefon Sony nga segmenti i buxhetit. Sistemi operativ është Android 7.1.1 Nugat.

Sony Xperia L2 do të jetë në treg në fund të janarit, kur edhe do të dihet çmimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat