Samsung Galaxy S9 tashmë ka një datë

Mobile

Samsung Galaxy S9 tashmë ka një datë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 13:27
Samsung Galaxy S9

Samsung konfirmon se modeli i ardhshëm i Galaxy S do të dalë muajin e ardhshëm.

Dj Koh, presidenti i divizionit mobile të kompanisë, konfirmon se Samsung Galaxy S9dhe Galaxy S9+ do të publikohet në Kongersin Botëror të Celularëve, në shkurt.

Në fakt më herët u fol se prezantimi do të bëhet në CES të Las Vegas, por zërat u hodhën poshtë nga kompania.

Samsung edhe vitin e shkuar shtyu daljen e Galaxy S8 dhe S8 Plus, duke humbur datën e zakonshme në Kongresin Botëror të Celularëve, për shkak të problemeve me baterinë që pati Galaxy Note 7.

Kongresi Botëror i Celularëve do të zhvillohet nga 26 shkurti në 1 mars 2018. Ka zëra se dizajni i tyre është shumë i ngjashëm me ato S8 dhe S8+.

Edhe pse po bëhet gati për Galaxy S9, kjo nuk e përjashton mundësinë që Samsungu të prezantojë edhe të shumëpriturin Galaxy X.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat