Galaxy S9 prezantohet gjatë MWC 2018

Mobile

Galaxy S9 prezantohet gjatë MWC 2018

Më: 10 janar 2018 Në ora: 19:16
Samsung Galaxy S9

Kompania Samsung konfirmoi sot se seria e telefonave të ardhshëm Galaxy S do të prezantohen kah fundi i muajit shkurt, gjatë ngjarjes MWC 2018.

DJ Koh, president i kompanisë mobile, zbuloi këtë gjatë panairit CES në Las Vegas.

Ai shtoi se gjatë MWC-së në Barcelonë do të publikohet edhe data e fillimit të shitjes së pajisjeve të serisë Galaxy S9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat