Sony ndërron dizajnin e pajisjeve të reja?

Mobile

Sony ndërron dizajnin e pajisjeve të reja?

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:42
Sony Mobile

Sony Mobile ka bërë kërkesë në Federal Communications Commission (FCC) për lejimin e ndryshimit të dizajnit të një pajisje të re të cilën po e lëshon tani në treg.

Këtë kërkesë kompania e bërë më datë 7 shkurt dhe më pas e postoi në Xperia Blog, ndërsa thuhet se e njëjta ka të bëjë me një model të ri të telefonit të cilin po e bën gati për lansim.

Sony po e lëshon telefonin e ri të saj në prag të Kongresit Botëror Mobil, e thashethemet e fundit sugjerojnë se bëhet fjalë për modelet sikurse Xperia XZ Pro, Xperia XZ2 dhe XZ2 Compact.

Ende nuk dihet se cilat do të jenë ndryshimet në dizajn që do të vijnë bashkë me këto modele, por pasiqë është kohë e shkurtë, besohet se bëhet fjalë për ndryshime të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat